Bebja kosovare më me fat në Gjermani

Samedin Idrizi quhet i porsalinduri në maternitetin e spitalit St. Ansgar në Höxter.

Ai është strukur ëmbëlsisht në krahët e nënës së tij Andonjeta Avdijaj, shkruan Nrw.de.

Ishte parashikuar që të vinte në jetë më 12 janar por vogëlushit simpatik “i ishte ngutur” dhe kishte lindur me fillimin e vitit 2018. Është i gjatë 52 centimetra fëmija i tretë i Andonjetës dhe Lorandit nga Bad Driburgu.

Motra e tij 3 vjeçe, Ceylan i gëzohet vëllait të dytë dhe shikon me kureshtje në shtratthin e vogël ku fle vogëlushi që peshon 3160 gramë, transmeton Albinfo.ch.

“I fortë si hekuri” duhet të bëhet i porsalinduri dhe për këtë arsye, familjarët i vendosin, atij në shtrat, sipas një tradite të vjetër kosovare para metalike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu