Bedri Ajdari: Protestuesit maqedonas dënohen me kusht sepse janë “nashi”, e shqiptarët me burg

Njëri nga familjarët e të burgosurve për rastin ‘Monstra’, Bedri Ajdari i cili ishte edhe njëri nga organizatorët e protestave të fundit ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në Facebook pas lajmit se 3 nga protestuesit të cilët u arrestuan nga policia janë dënuar me 1 vjet burg, shkruan InfoShqip.com

Ai ka kritikuar qeverinë se kur bëjnë protesta maqedonasit para Parlamentit nuk dënohen e për shqiptarët e kundërta.

Postimi i plotë:

“Gjykata për protestuesit e 26 Shkurt 2021 “Drejtesi për rastin Monstra”, solli një vendim politik, jo gjyqësor, duke i dënuar me nga një vit burg protestuesit për pjesmarrje në turmë dhe duke ua caktu masën e paraburgimit 60 ditor deri në plotfuqizimin e Vendimit gjyqsor.

Per protestuesit para Parlamentit kishte denim me kusht sepse ata jane “nashi”!, dhe ka kush u del zot….

Gjykata e “Besa i Dojde Zhivot”, per tjeret nuk kemi as cka flasim, gjithcka tha Artani.!” – ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu