Befasohet Kosova në Bosnjë, tifozët shfaqin mesazhin “Kosova e pavarur”

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është duke e zhvilluar sot ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës, të vlefshme për kualifikime në “Euro 2024”. Ndeshja po zhvillohet në Tuzla, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 10:7 në të mirë të vendasve.

Për të mirë janë befasuar “Dardanët”, pasi tifozët vendasë kanë shfaqur një mesazh për Kosovën.

Mirë se vini lojtarë, Kosova e pavarur”, thuhet në mesazhin e shfaqur nga tifogrupi “BHFanaticos”.

Kujtojmë se Bosnjë-Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu