Befason Berisha: Ja si u ndjeva kur ma thirrën Shkëlzenin në Prokurori

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Ai u gjend përballë një sërë pyetjesh mbi protestën e nesërme të Partisë Demokratike.

Berisha u pyt gjithashtu se si u dje në rolin e babait, kur Shkëlzen Berishës i erdhi fletë-thirrja nga Prokuroria.

Një pjesë nga intervista

Sa gjasa ka protesta të rrëzojë shtetin, kur ka mbetur peng i reformave?

I takon publikut të bëjë drejtësi. Opozita ka lidershipin e vet. Protesta e ngjalljes së shpresës te shqiptarët.”
Sa gjasa ka të përsërisë 21 janarin?

Opozita është përcaktuar për një protestë paqësore dhe besoj plotësisht në përcaktimin e saj.”
Sa gjasa ka që protesta të dështojë, meqë Fidel Ylli u fal në Kishën e Laçit?

Zero!”

Si u ndjetë kur Shkëlzenit i erdhi fletëthirrja nga prokuroria?

Absolutisht shumë mirë. Shqiptarët e panë në të gjitha seancat e komisionit se ishte përpjekje e Ramës për të mbuluar vjedhjen më të madhe në historinë e vendit.
Më vjen mirë që ai të zhvillojë një betejë, atë të narkoshtetit.Çfarë rruge ka tjetër veç luftës kundër tij? Çdo gjë e bën djali vet për veten e tij. Ai s’ka asnjë nevojë ta mbështes unë. Ka kapacitetet e veta kombative.

Nëse e thërrasin vetëm për të mbuluar diçka, ata e nderojnë dhe ai do t’i demaskojë. Kjo fletë thirrje është nga Edi Rama. Do të shtojë njerëz në shesh pas kësaj fletë thirrje, nuk do t’i trembë ata. U sulmua politikisht, do reagojë politikisht.

Kur Lu tha që do kapen peshqit e mëdhenj në janar, mos e kishte për Zenin?

Absolutisht jo. Ky është narkoshtet. Është fillim beteje. Djali im s’ka shkelur asnjë ligj.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu