Befason Donald Trump, i jep këshillën e papritur Joe Biden një javë para takimit me Putin

Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka këshilluar pasardhësin e tij Joe Biden, përpara një samiti kur ky i fundit do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Trump kujtoi takimin e tyre të vitit 2018 në Helsinki për të cilën ai tha se kishte sukses pavarësisht përpjekjeve të spiunëve amerikanë dhe mediave.

“Fat i mirë për Biden në marrëdhëniet me presidentin Putin – mos bini në gjumë gjatë takimit, dhe ju lutemi, jepini përshëndetjet e mia më të ngrohta!” – tha Trump në një deklaratë të enjten.

Biden pritet të takohet me Putinin në Gjenevë javën e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu