Barcelona duket e fiksuar për t’u prishur punë skuadrave italiane në merkato. Pasi befasoi Romën, duke i ndryshuar “fluturimin” brazilianit Malcom (pritej të mbërrinte në kryeqytetin italian), klubi “bluagrana” është hedhur në sulm për Artur Vidal, të cilin tifozët e Interit e presin në Milano.
Të fokusuar ndoshta te zërat e merkatos që sjellin kroatin Modric në Milani, zikaltrit kanë lënë pas dorë përfundimin e marrëveshjes me kilianin, duke i dhënë mundësi Barçës që të punojë “nën rrogoz”.
Sipas katalanes “Sport”, Barcelona ka hequr dorë nga Rabiot, të cilin PSG nuk e shet, duke i fokusuar të gjitha energjitë në blerjen e papritur të Vidalit. Jot vetëm, sepse sipas “Sport”, është arritur edhe marrëveshja mes dy klubeve për 30 milionë euro dhe pritet që futbollisti të kryejë vizitat mjekësore.