Begaj: Të kontribuojmë për njohjen e shtetit të Kosovës dhe liberalizimin e vizave

Në pritjen shtetërore të organizuar sot me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të forcave politike, komuniteteve fetare, kulturës, artit dhe medias për të kremtuar së bashku festat kombëtare.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Begaj u përkujdes që të përmendte historikun 110-vjeçar të Shqipërisë së pavarur.

“28 nëntori, data që bën bashkë, me mendime e me zemër, çdo shqiptar dhe çdo mik të shqiptarëve. Kjo datë është mishërimi i sakrificës, gjakut dhe kontributit të paçmuar të atdhetarëve e heronjve tanë kombëtarë. Flamuri që nderojmë sot është vetë historia jonë; – histori e sakrificave më sublime për të mbrojtur, me çdo çmim e në çdo kohë, atdheun, gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar. Sot festojmë 110 vite nga dita, kur patriotë dhe delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, me përgjegjësi kombëtare dhe historike, njëzëri pagëzuan shtetin e ri shqiptar, atdheun që kemi sot. Ata kishin fe dhe formime të ndryshme, por të gjithë ndanin të njëjtin vizion për Shqipërinë: vizionin e një shteti të lirë, të pavarur e demokratik. E ndaj, ata burra dhe familje të mëdha shqiptare kanë nderimin dhe mirënjohjen tonë të përjetshme. Rruga jonë për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale është një rrugë pa kthim, ashtu si angazhimi ynë për paqen dhe dialogun”, u shpreh Begaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu