Bëhet i ditur orari i dueleve televizive mes Pendarovskit dhe Siljanovskës

Aleksandar Kiracovski, i cili udhëheq me shtabin zgjedhor të Stevo Pendarovski, mbrëmë për 1TV zbuloi se do të ketë katër duele televizive me kundërkandidaten e opozitës maqedonas Gordana Siljanovska Dakova gjatë kohës së fushatës para se të mbahen zgjedhjet e 21 prillit.

“Janë katër duele televizive edhe atë më 2 prill në televizionin Telma, më 12 prill në RTM, më 14 prill në Sitel dhe më 17 prill në Alsat”, tha Kiracovski, i cili la hapësirë edhe për një duel televiziv në 1TV.

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së tha se këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më demokratike në aspektin e ballafaqimeve televizive, sepse siç tha ai, deri tash nuk ka pasur debate para zgjedhjeve.

Kolegu i tij nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev tha se kjo do të ishte mirë nëse “Pendarovski nuk vendos të ikë nga ndonjë prej dueleve televizive”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu