Bëhet viral shikimi ‘hot’ i Duas ndaj Callum në premierën e filmit

Pasi ndoqi nga afër atmosferën e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, Dua Lipa ka udhëtuar menjëherë drejt Nju Jorkut.

Ylli i muzikës ka fluturuar për t’i qëndruar pranë partnerit të saj, aktorit Callum Turner, gjatë premierës së filmit të tij më të ri.

Kjo ngjarje shënoi edhe paraqitjen e tyre të parë zyrtare si burrë e grua në një tapet të kuq. Prania e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por ajo që po bën xhiron e rrjetit është një moment mjaft ‘intim’ mes çiftit gjatë aktivitetit.

Në rrjetet sociale është bërë virale një pamje ku Dua shihet duke e shikuar Callum-in me një vështrim të ngrohtë e “hot”, që zbulon qartë kiminë e tyre të fortë.

Video u shpërnda me shpejtësi në platformën X, ku adhuruesit shpërthyen me komente për afërminë dhe dashurinë mes dyshes. /Prive By Liberta Spahiu/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu