Bëhuni gati, FIFA paralajmëron ndryshime të mëdha

Futbolli që të gjithë njohim mund të pësojë ndryshime të mëdha. Fjala është për Botërorin për klube, i cili mund të zhduket shumë shpejt si kompeticion.

FIFA po studion mundësinë e krijimit të një formati të ri, për të zëvendësuar Kupën e Konfederatave dhe një Botëror i ri për Klube, më i zgjeëruar, dhe që do të zhvillohet çdo katër vjet në muajin qershor, duke nisur që nga viti 2021, është një nga propozimet më ambicioze që presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka dërguar federatave kintinentale.

Një ndryshim ky i detyrueshëm për shkak të të ardhurave të ulëta që gjenerohen nga dy turnetë aktuale (Kupa e Konfederatave dhe Botërori i Klubeve). Formati i ri do të shmangë interferimin e Botërorit të Klubeve në kalendarin e kampionateve, sidomos në Europë.

Propozimi i ri lidhet veçanërisht me anën financiare, pasi, ndryshe nga Kupa e Botës, që organizon FIFA, as Kupa e Konfederatave dhe as Botërori i Klubeve nuk janë tërheqës për tifozët dhe sponsorët. Infantino po i paralajmëron federatat kontinentale se ai i fituar nga Gjermania në “Rusi 2017” do të jetë edicioni i fundit i Kupës së Konfederatave. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu