Bëhuni gati për “tradhëtinë” më të madhe në histori, Neymar nga dita në ditë më pranë Realit

Reali i Madridit kërkon të zëvendësojë Ronaldon me Neymarin dhe babai i këtij të fundit është takuar me presidentin Florentino Perez për të diskutuar rreth mundësisë së trasferimit.

Madrilenët kërkuan me ngulm ta kishin pjesë ish sulmuesin e Santosit, në vitin 2013, por ai vendosi t’u bashkohej katalanasve, ku ka fituar ndër të tjera edhe një Champions, gjatë 4 viteve me fanellën blaugrana. Sipas mediave spanjolle, klubi i Realit i ka bërë me dije të atit, se për Neymar dyert do të jenë gjithmonë të hapura, edhe pse marrëveshja mund të arrihet plotësisht, vetëm me skadimin e kontratës së yllit portugez, Cristiano Ronaldo në vitin 2021.

Për momentin braziliani është i lumtur tek skuadra pariziene dhe aspiron të rrëmbejë titullin në kampionatin francez, por synon gjithashtu edhe trofeun e Champions League. Gjithsesi, në këtë situat, klubi i Al Khelaifit është i frikësuar se lojtari do të tundohet të largohet sërish në Spanjë, nëse nuk do të mund të fitojnë asnjë titull këtë sezon.

Paris Saint Germain është vënë në lëvizje që t’i ofrojë komoditetet e nevojshme 25 vjeçarit, për ta bërë të ndihet sa më mirë në ambjentin parizien. Paraqitjet e tij kanë luajtur rol kyç në shkëlqimin e klubit francez, që po kryeson kampionatin me 4 pikë avantazh ndaj Monacos.

Skuadra e Unai Emeri-së, duket se do të jetë e pandalshme edhe në Champions League, ku deri më tani ka fituar të gjitha përballjetë, nga të cilat mund të veçohet rezultati befasues 3-0 ndaj Bayernit të Mynihut. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu