Bëhuni gati sonte për përballjen e madhe mes Florian Markut dhe kundërshtarit të tij serb

Këtë të premte pritet të zhvillohet në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, sfida e kickbox-it mes Florian Markut dhe boksierit serb Sladjan Dragisiç.

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes, Marku u shpreh:

Mezi po e pres këtë ndeshje dhe jam shumë i motivuar. Dëshira ime është që të përballemi në këmbë. Por ju premtoj se nëse do të ndeshemi në boks atëherë Sladjan do të flejë që në raundin e parë”.
Të njëjtin optimizëm e synim e shfaqi edhe Sladjan Dragisiç.

Ai tha:

E respektoj kundërshtarin tim, Florian Markun. Por unë kam ardhur këtu i përgatitur dhe me synimin për të fituar këtë përballje. Gjithsesi ky është një sport dhe unë uroj që të fitojë më i miri”.
Florian Marku kishte nisur përgatitjet prej 2 muajsh në Tajlandë dhe deri tani nuk ka pësuar asnjë humbje.

Dueli mes tij dhe Sladjan Dragishic do të zhvillohet në orën 19:00 të ditës së sotme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu