Bëhuni gati! Zbardhen formacionet, Ronaldo debuton sot me Manchester United

Bëhuni gati sepse diçka e madhe do ndodhë pas pak minutash. Cristiano Ronaldo është gati dhe do të debutojë për herë të dytë në karrierën e tij të artë me fanellën e Manchester United.

Para pak çastesh trajneri Solskjaer ka zbardhur formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së katërt të Premier League ndaj Newcastle dhe sulmin e “Djajve” e udhëheq pikërisht kampioni portugez, që la në verë Juventusin.

Në sulm ai shoqërohet nga dy talente anglezë, Mason Greenwood dhe Jadon Sancho. Ndërkohë, Bruno Fernandes është pas tyre dhe është gati të përfitojë nga hapësirat e krijuara nga kjo treshe e frikshme e sulmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu