Bëjnë xing dhe nuk kanë aspak komplekse: Ja sa bukur duket Bora Zemani dhe Kiara Tito me të njejtin fustan (FOTO)

Dy bukuroshet e showbizit shqiptar bëjn xing me fustanin e tyre. Ato janë dy prej figurave më të dashura për publikun shqiptar.

Bora Zemani dhe Kiara Tito janë të dyja prezantuese në emsione të ndryshme. Ato kanë veshur të njejtin fustan ndërsa Bora prezantonte në emisionin “3shat”.

Fustani me detaje shumëngjyrëshe duket mjaft elegant te ajo. Por jo vetëm te Bora por edhe te Kiara Tito e cila ka një trup për tu admiruar.

Kiara e ka veshur fustanin ndërsa ka qenë e ftuar në emisionin “Soiree”. Ajo e ka kombinuar atë me një rrip koke jeshil dhe duket kaq elegante.

Nuk mund të vendosim se cilës prej tyre i shkon më shumë ky fustan por dimë të themi se ato janë mjaftë të bukura të veshura me të njejtin fustan. Vajzat e showbizit shqiptar nuk ngurojnë aspak të vishen njësoj.

Kjo tregon se vajzat janë shumë të thjeshta dhe pa asnjë kompleks. I urojmë vajzave shumë suksese në punët e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu