Bejta: Blerim Reka u tregua naiv, e di se nuk do fitojë dhe përsëri kandidoi

Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta sonte ne ClickPlus në Tv21 duke folur për zgjedhjet presidenciale u shpreh se kandidati i shumicës Stevo Pendarovski, ka edhe mbështetjen e shqiptarëve edhe të ndërkombëtarëve.

Sa i përket kandidatit shqiptar Bejta tha se profesori Blerim Reka në këtë rast është treguar naiv.

Profesori Blerim Reka është i mirë si profesor, por është paraqitur naiv në këtë rast pasi edhe vet e din se nuk fiton”, u shpreh Bejta duke theksuar se opozita e ka nxjerr për të mbijetuar politikisht nëpërmjet Rekës.

Ndryshe në zgjedhjet e 21 Prillit garojnë tre kandidat Stevo Pendarovski, Blerim Reka dhe Gordana Sinjalovska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu