Në emisionin Click Plus ku i ftuar ishte kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, ndërsa në lidhje të drejtpërdrejtë ka mmarë pjesë në debat edhe ish kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
Ai ka akuzuar drejtëpërdrejt kryetarin aktual, Taravarin që sipas Bejtës i ka mbyllur në një zyrë administratorët që i kanë shërbyer Gostivarit për 10 vite me rradhë.
Bejta hapur i ka thënë Arben Taravarit se nëse ka fakte që ka bërë krime të informojë prokurorinë dhe mos të lodhë qytetarët me akuza të pabaza.
Bejta i thotë Taravarit që mos merret me të por të punojë në të mirën për qytetarët e Gostivarit.