Bekim Qoku, zyrtarisht koordinator i grupit parlamentar të VLEN

Gjatë ditës së sotme, grupi parlamentar i VLEN, pa deputetët e Aleancës për Shqiptarët krahu i Taravarit, ka dërguar një kërkesë zyrtare deri te Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi për ta ndryshuar koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN.

Në vend të deputetit, Halil Snopce, zgjidhet deputeti Bekim Qoku si koordinator i grupit parlamentar të VLEN.

Ndërsa, si zëvendëskoordinator të grupit parlamentar të VLEN zgjidhen deputetët Merita Kollci Koxhaxhiku dhe Adnan Azizi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu