Bekim Sali mobilizon Dërvenin, takim me banorë të shumë fshatrave

Bekim Sali, nga koalicioni VLEN ka vazhduar me tubimet dhe takimet me qytetarët gjithandej vendit ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Në rrjetin sociale facebook, Sali, ka shpërndarë disa fotografi nga takimet që ka patur me banorë të disa nga fshatrat e komunës së Sarajit.

“Aktivitetet e sotme i vazhdova në takim me banorët e fshatrave Sfillare, Kopanicë e Bojanë të Komunës së Sarajit. Zhvilluam biseda të frytshme për aktualitetin politik dhe për ndryshim që po vjen. Dërveni VLEN!”, ka shkruar Bekim Sali, i cili është i dyti në listën e koalicionit VLEN në Njësinë e Parë Zgjedhore.

Më herët, Sali së bashku me kryetarin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, kanë patur një tubim marshues në komunën e Çairit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu