Bela: Krahu i VMRO-së brenda BDI-së po tregohet më këmbëngulës, se ai i LSDM-së

Valon Bela ka komentuar informacionin sipas të cilit deputeti Talat Xhaferi ka refuzuar të zgjedhhet kryetar Kuvendi pa prezencën e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, transmeton Gazeta Lajm.

Bela vlerëson se krahu i VMRO-së brenda BDI-së po tregohet më këmbëngulës dhe se ndoshta do të ngadhnjejë.

“Hipotetikisht: nëse nuk bëhet Qeveria me LSDM-në e Zaevit, krahu pro LSDM-së brenda BDI-së do tkurret sidomos pas deklarimeve pro Qeverisë me Zaevin.

Por, duket se krahu i VMRO-së brenda BDI-së po tregohet më këmbëngulës dhe ndoshta edhe do ngadhnjejnë …

E kam cekur se kjo krizë po nxjerrë shumë të palara që padrejtësisht i janë mbajtur sekret opinionit!”, ka shkruar Bela në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu