Revoltë dhe pakënaqësi i disa qytetarëve të Maqedonisë në vendvotimin 5003 në Bruksel (Belgjikë), pasi që sipas tyre, edhe pse ishin të paraqitur, sot nuk arritën ta realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe të votojnë si qytetarë të Maqedonisë nga diaspora. Ashtu siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, numri më i madh, deri tani zyrtarisht i 75 personave, prej atyre të cilët sot nuk mundën ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në kryeqendrën evropiane janë nga Maqedonia me kombësi rome.
Nga Bordi zgjedhor i Komisionit Zgjedhor Shtetëror në Bruksel, për MIA-n theksuan se gjithsej 284 persona janë regjistruar dhe do të kenë të drejtë sot të votojnë në Bruksel, prej të cilëve deri në orën 12 atë të drejtë e kanë realizuar 50 persona. Prej atje informojnë se mbi 90 për qind e votuesve të paraqitur atë e kanë bërë në mënyrë elektronike, përmes internetit, dhe thonë se ato të cilët sot nuk janë në listë, me siguri nuk kanë pasur paraqitje të suksesshme në internet.










