“Bëmë mama të të ngjaj”, Loredana dhe Hana kanë një “ritual” te vetin çdo mëngjes

Loredana Zefi dhe Mozzik janë aktualisht një prej çifteve më të përfolura të showbiz-it shqiptar. Çifti ka dhe një vajzë të quajtur Hana, e cila ka mbushur plot 3 vite në dhjetor të vitit të kaluar.

Këngëtarja duket se është e marrosur pas vogëlushes së saj dhe pothuajse çdo ditë publikon foto dhe video të vajzës së saj Hana, që mesa duket ngjajnë shumë me njëra – tjetrën. Ditën e sotme, Loredana ka postuar një video në të cilën dukej Hana, e cila po shikonte një serial vizatimor.

“Çdo ditë”, shkruan këngëtarja e cila, mbase nënkupton faktin që çdo ditë Loredana dhe vajza shohin këtë serial vizatimor.

Nga postimet e muajve të fundit, u dallua që Loredana dhe Mozzik janë kthyer së bashku por që në asnjë moment ata nuk e kanë pranuar me gojën e tyre.

Çifti janë shfaqur pranë njëri – tjetrit me postimet e ndryshme nga Milano dhe Dubai, ku sigurisht nuk mungoi dhe vogëlushja tyre Hana.

Kohët e fundit Loredana ka shprehur dhe dëshirën e një bebi tjetër, por akoma nuk jemi të bindur nëse këngëtarja po na paraprin për një shtatzëni të dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu