Beniada dështon në mbajtjen e fshehtë të gomarit

Beniada, Monika dhe Beatrix ishin zgjedhur për ta kryer një mision që iu ka dhënë Vëllai i Madh. Misioni kishte të bëjë me fshehjen e disa kafshëve që do futeshin brenda në shtëpi.

Në fillim ato ia dolën të largonin pulën, më pas delen dhe një qen. Por kafsha e katërt nuk do të ishte sfidë e lehtë për to.

Një gomar u gjend në lavanderi dhe Beniada nuk dinte sesi ta menaxhonte mbajtjen e tij në fshehtësi. Pa mundur të gjejë dot një zgjidhje, Beniada e dorëzuar vendosi të hypte mbi gomar dhe të provonte fatin ta nxirrte në korridor.

Sigurisht që menjëherë pas daljes banorët e evidentuan kafshën dhe vrapuan për ta parë nga afër. Me ardhjen e gomarit misioni u deklarua i dështuar duke pasur si rezultat edhe ndërprerjen e tij.

Shiko videon:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu