Beniada Nishanit i jepet “detyra” e rëndësishme, do të përfaqësoj Shqipërinë në Festivalin e Filmit në Venecia

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother Vip, Beniada Nishani, ka ndarë një lajm shumë të bukur me të gjithë fansat e saj.

Përmes një foto të publikuar në Instagram, ajo ka treguar se është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Sakaq, Beniada ka falenderuar fotografin shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha, i cili i ka realizuar shkrepjen e fotos.

“Dua te ndaj me ju nje ftese shume te rendësishme per mua, do te shihemi me 5 shtator ne Festivalin e Filmit ne Venecia. Shpresoj te përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën me te mire te mundshme. Flm speciale a @fadilberishaphotography per questo scatto”, ka shkruar ajo krahas imazhit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu