Beniada tregon se pse nuk po mbanë zi për ish-presidentin Nishanin

Ditë më parë ajo humbi një njeri shumë të dashur. Modelja, Beniada Nishani, u komentua shumë në rrjet pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Varrimi i tij u bë të enjten ku pjesë e nderimeve ishte edhe Beniada e cila edhe bëri një dedikim për të ndjerin në një postim në InstaStory.

Përveç mesazheve të mira, modelja është kritikuar shumë nga ndjekësit në Instagram.

Në një mesazh që ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, Beniada shkruan se si një ndjekëse e kishte kritikuar për mos-mbajtjen e zisë për Bujar Nishanin, pas vdekjes së tij.

Megjithatë ajo ka sqaruar se të ndjerin nuk e ka pasur xhaxha por kushëri të babait.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu