Benzinat nga mesnata lirohen për gjysmë denari, ndërsa dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një denar, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.
Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 58 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet me çmim prej 60 denarëve për litër. Dizeli nga mesnata do të shitet me çmim prej 49,5 denarëve për litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 49 denarë.
Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit ulet për 1,107 denarë për kilogram dhe do të jetë 25,831 denarë për kilogram.
Lirimi i referohet uljes së derivateve të naftës në tregjet botërore gjatë periudhës së kaluar njëjavore.