Beogradi, dosje sekrete kundër Ramushit, “akuza shtesë” dhe “dëshmitarë surprizë”

Serbia dërgon letrat shtesë në Francë për të ekstraduar Ramush Haradinajn në Beograd. Është agjencia serbe Tanjug që bën të ditur se Ministria e Drejtësisë serbe ka dërguar një mal me dosje të përkthyera në frëngjisht dhe që kanë të bëjnë me akuza që nuk janë shqyrtuar nga Haga e cila e ka shpallur të pafajshëm Haradinajn.

Qeveria serbe i mban sekret letrat dhe i kërkon Francës që ta ruajë sekretin deri në gjykim, nga frika se mos kërcënohen dëshmitarët.

Haradinaj u arrestua të mërkurën e kaluar në aeroportin e Basel-Mulhouse, nga policia franceze, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet e Beogradit në vitin 2004 dhe që prej asaj dite mbahet në gjendje burgimi.

Krimet në fjalë, sipas autoriteteve serbe, janë kryer ndaj popullatës civile në zonën e Dukagjinit, që ishte nën përgjegjësinë e Haradinajt. /tesheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu