“Beogradi, kryeqyteti i mikpritjes dhe ushqimit të mirë”, Vuçiç poston foton nga restoranti: Po pres Ramën dhe Kovaçevskin

Sot kryeministri Edi Rama është në Serbi. Ai ka shkuar në Beograd pasi ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale që është zhvilluar atje dhe pjesëmarrës kanë qenë dhe liderë të tjerë të Ballanit, përfshirë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçveski.

Pas takimit, tre liderët, Aleksandër Vuçiç, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçesvski kanë darkuar së bashku, si miq, të “zhveshur” nga kostumet politike.

Këtë e ka zbuluar Vuçiç, ku shfaqet në një restorant në Beograd, veshur me triko, dhe shkruan se po pret për darkë miqtë e tij Ramën dhe Kovaçevskin, ndërsa ka thurur lavde për vendin e tij.

Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu