Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se Haqim Ramadani bëri një gabim të madh, që gjë do të ndikojë edhe në komunat e tjera si Struga, Dibra e Tetova, që siç tha, këtë ia kanë thënë edhe ndërkombëtarët. Veprimin e tij, Mickoski e quan egoist dhe thotë se veprime të tilla nuk janë parë në historinë e afërt të Maqedonisë.
Por a do të ndikojë kjo në përbërjen e koalicionit qeverisës në nivelin qendror? Mickoski tha se Haqim Ramadani do t’i humbë zgjedhjet në Bërvenicë dhe pas kësaj do të shkarkohet nga pozita e tij në Qeveri.
“Mendoj se bëri një gabim të madh. Bëri një gabim veçanërisht për kandidatët për kryetarë komuna nga I njëjti koalicion nga I cili po kandidon. Imagjinoni se çfarë do të ndodhë tani me Tetovën, Dibrën, Strugën dhe disa komuna të tjera. Një veprim kaq egoist nga një politikan, nuk është pare në historinë e afërt të Maqedonisë. Është vërtetë për të ardhur keq. Mund të theksoj gjithashtu se ditët e fundit një num i madh përfaqësuesish në skenën ndërkombëtare dhe njerëz me shumë ndikim , sepse ajo ka arritur edhe tek ata, në mënyrë që edhe ata të shohin me keqardhje të madhe dhe thjesht me mosbesim atë që dëgjuan. Ajo që tha ky kandidat për kryetar bashkie, ndikon në pozicionin e tij në të ardhmen, pasi t’i humbë zgjedhjet në Bërvenicë, do të shkarkohet nga pozita që ka në qeveri.”
E për përkrahjen në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kërçovën, Mickoski tha se nga VLEN kanë deklaruar se nuk do të ketë përkrahje për Fatmir Deharin.










