Berisha: 50 mijë maqedon protestuan në Shkup kundër hokatarit Edi Rama

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka komentuar protestën e opozitën maqedone në Shkup si dhe deklaratën e Mickovskit kundër kryeministrit Edi Rama. “Ja çfare ndodh kur futet hokatari i rrjedhur ne sherr ne Samite!

50.000 vete protestojne ne Shkup kunder kryeministrit te tyre qe heshti kur Edi Rama, shakaxhiu pa kripe, i tha Kancelarit Scholz per te, se ky eshte Kryeministri i Bullgarise Perendimore!”, u shprehë Berisha, i cili postoi edhe fjalimin e liderit të VMRO-së, Hristian Mickovskit kundër Edi Ramës.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së gjatë tubimit të sotëm para qeverisë tha se Kovaçevski në momentin kur Edi Rama i u drejtua ashtu duhej të kthehet dhe ti thotë Ramës: “Ju nuk kuptoni gjeografi e shumë më pak histori, kjo është Maqedonia ime“- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu