Berisha-Basha grinden për Portin e Durrësit, Rama shijon kafenë në Parlament

Teksa Sali Berisha dhe Lulzim Basha hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit për përfshirje në marrëveshjen e Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama shijon kafen në parlament.

Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot jashtë parlamentit se Lulzim Basha është bashkëpunëtor në aferën mafioze për Portin e Durrësit.

Berisha pretendon se administratori i kompanisë së kunatit të Bashës, Oltjan Hoxholli, vijon të jetë në punë në kompaninë që pritet të marrë Portin e Durrësit.

Pas kësaj Basha reagoi nëpërmjet një postimi në Twitter, ku tregon se më 13 korrik 2021 Bordi i Ortakëve të Kompanisë së kunatit të Bashës ka vendosur largimin e Hoxhollit nga pozicioni i Administratorit.

Më tej Basha tha se Berisha shpif publikisht që të heqë vëmendjen nga fakti se ai vetë dhe oligarkët e tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu