Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar në “360 gradë” vec kryeporkuroes së zgjedhur, ka diksutuar edhe për postin e Visho Ajazit si ambasador.
Zheji: Pse Visho Ajazi ambasador?
Berisha: Mendoj se i shërbeu vendit me dinjitet kur vendi po kanabizohej. Visho Ajazi bëri një gabim absolutisht për mua jo të pranueshëm në momentin që u largua.
Zheji: Kompromis? Rënie nën presion?
Berisha: Ai u largua kur Edi Ramës po i tundeshin këmbët. Qëndrimi im është për shefin e Shërbimit që të ketë mandat të përcaktuar. Nuk mund të ketë zyrtar pa mandat të përcaktuar. Nëse Edi Rama do të sillte ligjin për mandatin e shefit të SHISH, Sali Berisha do ta miratonte. Unë e quaj që Visho Ajazit i përfundoi mandati megjithëse ligji nuk ekziston. Zgjodhi momentin e gabuar.
Zheji: Thuhet se në një periudhë të caktuar kishte dhënë dorëheqjen dhe Rama e pranoi në një moment tjetër… është fakt që ai u bë ambasador.
Berisha: Në qoftë se kjo është bërë mbi bazën e një marrëveshje është shumë e rëndë.










