Berisha krah Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me konfliktin Azerbajxhan-Armeni. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Berisha shkruan se shkaku i këtij konflikti qendron në pushtimin e territoreve të gjera nga Armenia e mbështetur nga Rusia të Republikës së Azerbajxhanit.

Ky i fundit, shton Berisha, në përputhje me ligjin ndërkombëtar kërkon të vendosë integritetin territorial “dhe sovranitetin në të gjithë territorin e vendit, edhe në zonat që prej vitesh mbahen të pushtuara nga Armenia.”

Më tej, ish-kryeministri i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të angazhohet “me seriozitetin më të madh” në zgjidhjen e plotë të këtij konflikti.

“I bej thirrje komunitetit ndërkombëtar të angazhohet me seriozitetin më të madh në zgjidhjen e plotë të këtij konflikti në përputhje me aktet dhe ligjet ndërkombëtare duke i dhënë fund pushtimit armen të territoreve të Republikës së Azerbajxhanit.”

Postimi i plotë:

“Lidhur me konfliktin azero-armen!

Miq, prej disa ditesh nje konflikt i armatosur me humbje seroze jetesh dhe plagoje te shumta te civileve dhe ushtarakeve zhvillohet midis Armenise dhe Azerbajxhanit. Shkaku i ketij konflikti qendron ne pushtimin e territoreve te gjera nga Armenia e mbeshtetur nga Rusia te Republikes se Azerbajxhanit, i cili ne perputhje me ligjin nderkombetar kerkon te vendose integritetin territorial dhe sovranitetin ne te gjithe territorin e vendit dmth edhe ne zonat qe prej vitesh mbahen te pushtuara nga Armenia.

Kjo e fundit mban te pushtuar krahinen e Nagorny Karabakut qe gjendet ne zemer te Azerbajxhanit dhe qe banohet kryesisht nga Armene e qe nderkombetarisht njihet si territor i Azerbajxhanit por dhe territore te tjera te medha te ketij vendi qe ndajne Nagorny Karabakun nga Armenia dhe qe jane te banuara teresisht nga popullsi azere.

Duke mbeshtetur plotesisht te drejten e ligjshme te Azerbajxhanit per vendosjen e sovranitetit te plote ne te gjitha territoret e pushtuara prej mbi tre dekadash nga Armenia me mbeshtetjen e ruseve i bej thirrje komunitetit nderkombetar te angazhohet me serozitetin me te madh ne zgjdhjen e plote te ketij konflikti ne perputhje me aktet dhe ligjet nderkombetare duke i dhene fund pushtimit armen te territoreve te Republikes se Azerbajxhanit. sb”-shkruan Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu