Berisha paralajmëron frikshëm Ramën. Çfarë pritet të ndodhë më 27 janar?

Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nmga protesta e rradhës e opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të rëndësishme.

Berisha, jo vetëm që ka bërë thirrje për protestë, por edhe ka paralajmëruar Ramën për protestën e asaj dite por pa theksuar nëse do të jetë apo jo me trazira.

“Do të jetë multidimencionale si protestë. Rama do të shohë vështirësi atë ditë. Ai tha që do jem, mirë bëri”- ka deklaruar Berisha gjatë një interviste për Ilva Taren në Ora Neës.

Pjesë nga intervista:

Ilva Tare: A ka nevojë për këshilla zoti Basha?

Sali Berisha: Çdo njeri ka nevojë për këshilla. Këshilla ime nuk mungon kurrë për aq sa më kërkohet.

Ilva Tare: Iu ka kërkuar

Sali Berisha: Ka raste që po

Ilva Tare: Për protestën e 27 janarit të ka kërkuar ndihmë?

Sali Berisha: Ndihmë jo, por unë e mbështes këtë protestë. Thirrja ime është për pjesëmarrje sa më masive dhe do jetë një protestë e jashtëzakonshme.

Ilva Tare: Çfarë do ta bëjë të jashtëzakonshme?

Sali Berisha: Do të jetë multidimencionale si protestë. Rama do të shohë vështirësi atë ditë. Ai tha që do jem, mirë bëri.

Ilva Tare: Do të jetë një protestë që do të zgjasë?

Sali Berisha: Aty ka një taktikë që do ta përcaktojnë drejtuesit.

Ilva Tare: Zotin Basha e keni takuar këto ditë, sot?

Sali Berisha: Sot nuk e kam takuar, por e kam takuar këto ditë. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu