Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard! E gjithë Europa dhe bota po pret protestën tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me grupin parlamentar ditën e sotme, akuzoi kryeministrin Rama se ka asgjësuar drejtësinë dhe institucionet e akuzës.

Berisha theksoi rëndësinë e protestave si e vetmja rrugë përballjeje me qeverinë, duke e cilësuar protestën e datës 10 si një moment kyç të kryengritjes paqësore.

Ai u bëri thirrje deputetëve dhe strukturave të PD-së të intensifikojnë takimet me qytetarët dhe të forcojnë organizimin e protestës. Berisha u shpreh se e gjithë Europa dhe bota po e ndjek me vëmendje protestën e PD-së, duke theksuar se po shkohet drejt vendimit për t’u ngujuar në bulevard.

Berisha: Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Ne drejt asaj do të shkojmë. Të themi të vërtetën.

Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të pashmangshme, në mënyrë të sigurt. Ndaj dhe pikërisht ky moment duhet të jetë çështje e diskutimit tonë të gjerë me qytetarët, me mbështetësit tanë, me anëtarët tanë dhe popullin opozitar.

Pra, që të mos e zgjasim më tej, gjithçka është në duart e qytetarëve. Gjithçka është në duart e të rinjve shqiptarë, e studentëve, e të rinjve punëtorë, e gjimnazistëve. Dhe unë kam shumë besim.

E gjithë Europa pret protestën tonë. E gjithë bota pret protestën tonë.

I kanë përcjellë protestat me simpatinë më të madhe, me vlerësimin maksimal. Ndaj dhe ne do të vazhdojmë misionin, misionin e përmbysjes së kësaj narkodiktaturë dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu