Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke rimarrë fjalën në seancën e sotme plenare është përfshirë në debatin e retorikës nacionaliste mes kryeministrit Rama dhe kreut të PBDNJ, Vangjel Dule.
“Nacionalizmi është strofulla e fundit e horrave. Rama mbajti një orë fjalim për të thënë se Dule është armik. Sipas Ramës, Dule është problemi i të gjitha problemeve. Ky është një diskutim folklorik dhe diletantesk”, ka thënë Berisha.
Ai ka theksuar se Himara ka qenë, është dhe do të mbetet bastion i shqiptarizmit, ndërsa ka shtuar se ata që besojnë në nacionalizmin e Edi Ramës janë të verbër. “Rama është vetëm një skllav i Beogradit që vazhdon traditën e baballarëve të tij”, ka thënë më tej Berisha. Sipas tij, sot ngjarja më e madhe duhet të ishte fabrika e drogës në Rrëshen. “Fabrika mbrohej nga policia. U arrestuan 20 gra dhe fëmijë, kurse pronarit nuk i hyri ferra në këmbë. Vendin e ka pushtuar kanabisi nga veriu në jug, por kapen vetëm fëmijët”, ka deklaruar Berisha.










Zoti Berisha ju keni qen kultivues i Kanabisit ne Lazarat duke e ruajtur ate si ne kolumbi me forca policie , e dyta ju jeni ne vale te njejta antishqiptare me Vangjelin mikun tuaj kete e deshmon edhe falja e ujrave te pasuara me nafte nenujore shtetit te Vangjelit, ju jeni emri i cili mban ne ndergjegjje jeten e mijra shqipetareve te var me 1997 dhe shum te tjereve pastaj bile edhe te atyre si ne filmat e hollivudit ku vrisni njerezit qe protestojn paqesisht para kryeministrise. Rama ka ber nje gabim trashanik por duket se ket gabim e ben gjyqesori i korruptuar deri ne fyt sepse ju do te duhej te ishit prapa grilave qe ateher.