Ish-politikani Neritan Ceka, ka qenë i ftuar në Neës 24, ku është pyetur nëse ekzistojnë shanset për një rikthim në pushtet të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.
Sipas tij, rikthimi i Berishës nuk mund të ndodhë. Ai përmendi rastin e Berluskonit, rikthimi i të cilit nuk u prit mirë nga italianët.
“Është a-historike, kjo nuk ndodh. Unë e kam përshëndetur dorëheqjen e Berishës si një akt qytetar. Rikthimi i tij mund të jetë i rrezikshëm.
Ky është një lloj modeli ‘Berluskoni’, dhe sa herë rikthehet lideri nuk fiton më. Kjo gjëja mund të ndodhë dhe me Shqipërinë. Zgjidhja është një parti që të bëjë modelin e “5 Yjeve””, tha ndër të tjera Ceka. /albeu










