Ndryshe nga seanca e javës së kaluar, në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet një debat i nxehtë por i shoqëruar me batuta dhe të qeshura në sallë.
Ndërkohë që Rama i kujton Berishës së ai e di mirë çfarë ka ndodhur në Turqi, Berisha me tone të larta i është drejtuar kryeministrit duke i thënë që “shko bëhu synet në Turqi”.
REPLIKAT
Rama: e di ti shumë mirë çfarë ka ndodhur në Turqi
Berisha: Shko bëju synet ti atje, unë jam Sali Berisha, hajde ti, e ke gabim ti, se unë i kam publike qëndrimet e mia, nuk pajtohem kurrë me deklaratën e tij
Rama: Jeni të gjithë të trembur. Frika juaj po i tërheq zvarrë në një rrugë pa rrugë. Nisemi sot e të shohim ca do ndodhë nesër. Hajde te sheshi te sheshi e të shohim a do bëhet përshesh.
Berisha: Pse ia mbathe ditën e protestës?
Ruçi: Ulu zoti Berisha, tregoja pastaj.
Berisha: Tregoja këtu, ku ishe, ku shkove?
Ruçi: Të tërheq vëmendjen.
Rama: Pastaj thua ‘o Guri, o Guri, hajde se po na rrahin’. Kujtoni se do vijë Guri tu mbrojë juve nga ajo që Guri po ndërton këtu bashkë me partnerët europianë, drurin e ligjit. Ju vazhdoni bërtisni ‘o Guri hajde se po na rrahin’, por nuk e keni ne. /albeu.com/










