Bërnabiq i ikë takimeve në Beograd me kongresmenët amerikanë lobues për Luginën e Preshevës (FOTO)

Takimi i paralajmëruar ndërmjet anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, republikanit Keith Self dhe demokratit Suhas Subramanyam, me kryetaren e Kuvendit të Serbisë Ana Brnabiq në Beograd, nuk është mbajtur.

Sipas njoftimeve zyrtare, më 25 maj kongresmenët amerikanë janë pritur në Beograd nga sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanović.

Ministria serbe bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, temat globale, situatën në rajon, si dhe pozitën e komunitetit serb në Kosovë.

Ndërkohë, Parlamenti i Serbisë nuk ka dhënë sqarime për arsyet e anulimit të takimit me Ana Brnabiq, edhe pse ai ishte paralajmëruar më herët nga zyra e kryetares së Kuvendit.

Dy kongresmenët e mirënjohur të çështjes së Luginës, sot do të qëndrojnë për vizitë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ata do të njihen me shqetësimet e shqiptarëve, sidomos kundër projektit institucional serb të pasivizimit që shlyen shqiptarët dhe u konfiskohen dokumentet personale, pronësore dhe të tjera. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu