Kandidati për president, që nuk fitoi dot garën në kampin demokrat kundrejt Hillary Clinton, Bernie Sanders, ka vendosur të reagojë nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook lidhur me zgjedhjen e Trump-it si president të SHBA-ve.

“Nëse Donald Trump përdor inatin e njerëzve dhe e kthen atë kundër myslimanëve, hispanikëve, afro-amerikanëve apo grave, ne do të bëhemi makthi i tij më i madh”. Këto janë fjalët e ish-kandidatit demokrat për president në SHBA-ve, Bernie Sanders, i cili nga profili i tij në Facebook ka paralajmëruar kështu hapur presidentin e sapozgjedhur Trump për të qenë korrekt në presidencën e tij e të mos shkaktojë përçarje te qytetarët amerikanë. Kjo nuk është hera e parë që Sanders flet me tone të ashpra për Trump.
Kujtojmë që pas humbjes në kampin e demokratëve përballë Hillary Clinton, ai u rreshtua në krah të saj për presidencën, edhe pse shumë prej mbështetësve të tij nuk ishin dakord, çka rezultoi të ishte edhe një nga faktorët që solli humbjen e kandidates demokrate Clinton.










