Sipas portalit “KumanovaSot”, degët e Lëvizjes BESA në Kumanovë dhe Likovë kanë mbajtur sot mbledhje kryesish, lidhur me pergatitjet për kongresin e ardhshëm partiak.
Dy degët partiake kanë sjellur vendim të njëjtë dhe kanë kërkuar largimin e Bilall Kasamit nga posti i udhëheqësit partiak.
Kryesitë e degëve të Lëvizjes Besa në Kumanovë dhe Likovë kanë vlerësuar kontributin e deritanishëm të Kasamit, duke vlerësuar se mbetja e metejme e tij në kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale vetëm se mund ta dëmtojë Lëvizjen Besa.