Në takimin e mbrëmshëm me strukturën e Lëvizjes BESA në Karshiakë deputeti i zonës 1, Zeqirja Ibrahimi spjegoi edhe qëndrimet e mandatarit Zoran Zaev, dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shkruan gazeta Lajm
“Sa u përket qëndrimeve të Zoran Zaevit, them se ai ndryshoi qëndrim. Sepse nuk na ftoi në takim edhe pse ishte e paraparë që të ftohemi edhe ne, por u morrën vesh me BDI-në dhe Selen për Kryetarin e Parlamentit. Ne nuk e përkrahim kandidatin për kryetar Kuvendi sepse nuk mendojmë që me personin në fjalë mund tē bëhet reforma dhe është interesante që kandidatura i jepet një partie e cila solli krizën së bashku me VMRO-në” tha Ibrahimi.










