Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ka bërë thirrje anëtarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes BESA, që të jenë sa më të kujdesshëm dhe të tregojnë maturi në promovimin e vlerave politike të BESË-s gjatë këtij procesi zgjedhor.
Kasami gjithashtu i ka bërë thirrje aktivistëve që të trokasin derë më derë për të prezantuar platformën e kësaj partie, e cila sipas tij është më e mira për shqiptarët e Maqedonisë në tërësi.
Ndërkohë, nga nesër partitë politike fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor në Maqedoni.







