Beteja e fortë për Strugën, ja kandidatët e partive?!

Partitë politike kanë nisur kalkulimet për zgjedhjet lokale edhe në Strugë. LR-PDSH që deri tani udhëheq me këtë komunë ende nuk ka dal me kandidat, por nga kjo parti synojnë në koalicion gjithëpërfshirës me Aleancën për Shqiptarët.

Në lojë do të jenë disa emra, por nuk përjashtohet edhe Ziadin Sela. Vetë Sela disa javë më parë nuk ka përjashtuar asgjë sa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Ndërkohë, në garë do të jetë edhe BDI dhe BESA që kanë kandidatë të fortë, Ramiz Merko dhe Arben Labënishti, informon INA.

Përballja do të jetë e fortë dhe parcializim të votës shqiptare, nëse nuk do të ketë marrëveshje apo koalicionime. Në garë për Strugën përgatitet sërish të dal në mejdan edhe Fijat Canoski, në kuadër të koalicionit me LSDM. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu