“Beteja” me Kurtin, Escobar: Asocacioni do të bëhet

Njeriu i SHBA-së në Ballkan, Gabriel Escobar, përcolli vendosmërinë dhe bindjen e tij për formimin e Asocacionit, duke mos llogaritur aspak kushtet e vëna një ditë më parë nga kryeministri Kurti. Këtë të fundit, diplomati amerikan e përmendi vetëm kur tha se “(Asocacioni) nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës”, duke iu referuar kështu 10 viteve më parë kur në Bruksel palët vendosën krijimin e një Bashkësie të Komunave Serbe, ndërsa Kurti do kundërshtonte fort në rolin e një opozitari, deri me protesta plot tension.

Në një intervistë për Pavloviç Today, Escobar tha “vizioni ynë ka qenë gjithmonë konsistent që nga pavarësia, që Kosova do të jetë një vend i pavarur sovran, një demokraci multietnike brenda kufijve të saj aktualë. Ky është ende vizioni ynë. Tani, në kuadër të këtij konstrukti, tashmë ekziston një marrëveshje që është nënshkruar me Marrëveshjen e Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Është një detyrim ligjor ekzistues. Pra, kjo është arsyeja pse çdo marrëveshje e ardhshme do ta përfshijë atë, dhe e përfshin atë. Edh propozimi aktual franko-gjerman e përfshin atë”, u shpreh ai.

Escobar përsëriti dhe njëherë se Asociacioni nuk duhet të shkel Kushtetutën e Kosovës, dhe se nuk do të jetë një model i Republika Srpska.

“Pra tani brenda këtij konstrukti, qëndrimi ynë është që duhet të jetë diçka që nuk e shkel Kushtetutën e Kosovës, sipas ligjeve të Kosovës, që nuk krijon probleme për funksionalitetin e Kosovës. Me fjalë të tjera, asnjë model i Republika Srpska”, përfundoi Escobar. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu