Beteja për Donbasin: Do bëhet rus apo do mbetet ukrainas

Pjesa më e madhe e fokusit të mbrojtjes së Ukrainës është aktualisht në lindje, ku situata duket e zymtë në qytetin e rrethuar të Severodonetsk – më i madhi në Donbas që ende mbahet nga Ukraina.

Forcat ukrainase mund të duhet të tërhiqen nga bastioni i tyre i fundit në Luhansk për të shmangur kapjen, sipas guvernatorit të rajonit lindor të Ukrainës, Serhiy Haidai.

Haidai njoftoi se forcat ruse kishin hyrë në Severodonetsk, një qytet kyç në Luhansk dhe qyteti më i madh në rajonin e Donbas, i cili është ende nën kontrollin e forcave ukrainase.

Rreth 90 për qind e ndërtesave në Luhansk u dëmtuan, tha Haidai, duke shtuar: “Rusët nuk do të jenë në gjendje të pushtojnë Luhanskun në ditët në vijim, gjë që parashikuan analistët”.

“Ne kemi fuqinë dhe burimet për t’u mbrojtur, por është e mundur që do të na duhet të tërhiqemi nga disa pjesë për të mos u rrethuar”, tha Haidai.

Nëse forcat ruse pushtojnë Severodonetskun, kjo do të thotë se ata kontrollojnë të gjithë Luhanskun.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se situata në Donbas ishte “shumë e vështirë”, duke thënë në një fjalim të premten mbrëma se forcat ruse kishin “përqendruar artilerinë maksimale dhe rezerva maksimale” në rajon.

“Ka sulme me raketa dhe sulme ajrore, të gjitha,” tha ai. “Ne po e mbrojmë vendin tonë në mënyrën që na lejojnë burimet tona aktuale të mbrojtjes. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i rritur ato. Dhe ne do t’i rrisim ato. Nëse pushtuesit mendojnë se Liman ose Severodonetsku do të jenë të tyret, ata e kanë gabim. Donbasi do të jetë ukrainas.”

Megjithatë, Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e fundit nga dita e sotme njoftoi se rusët ndoshta pushtuan pjesën më të madhe të qytetit të Limanit.

Ministria tha se Liman është një kryqëzim hekurudhor i rëndësishëm strategjik dhe pikë aksesi në urat e rëndësishme hekurudhore dhe rrugore përtej lumit Severski Donjec.

Denis Pushilin, lideri i Republikës Popullore të vetëshpallur të Donjeckut të mbështetur nga Rusia, tha të enjten se nëse Rusia merr të gjithë Donjeckun dhe Luhanskun, do të mbahet një referendum.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu