Pas fjalimit të betimit si President në Kuvend, Ilir Meta shtrëngoi duart me deputetë dhe ministra të pranishëm në seancë.
Por ajo ajo çfarë ra në sy në këtë seancë të jashtëzakonshme, ishte mungesa e një shtrëngimi duarsh mes Presidentit të ri dhe Kryeministrit Rama dhe përshëndetja e përzemërt me ish-Kryeministrin Berisha, që nuk mungoi.
Të pranishëm në seancën për betimin e Presidentit të ri, që zgjati vetëm 10 minuta ishin deputetë, zyrtarë të lartë, ambasadorë të huaj dhe trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë, drejtuesit e të gjitha komuniteteve fetare, ndërsa zoti Meta u shoqërua në dalje nga nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj i vetëm, ku iu drejtua selisë që do të drejtojë për 5 vitet e ardhshme.
Këtu, ashtu siç parashikohej nga protokolli, Ilir Meta dhe Edi Rama bënë një shtrëngim “të ftohtë” duarsh. Pak minuta pas këtij shtrëngimi duarsh, Kryeministri Edi Rama iu drejtua eskortës së tij dhe u largua nga ceremonia, ende pa përfunduar takimet Presidenti i ri i vendit.
E nëse Edi Rama u largua i pari nga ceremonia, kryebashkiaku Erjon Veliaj ishte i fundit që la Presidencën…