Biden anulon fondet për murin SHBA-Meksikë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka anuluar fondet e siguruara nga buxheti i mbrojtjes për murin e ndërtuar në kufirin meksikan për të penguar kalimin e emigrantëve dhe se një pjesë të fondeve do të përdoren në luftën kundër dëmeve të mjedisit që ka shkaktuar muri.

Një zyrtar nga administrata e Bidenit, në një deklaratë për gazetarët informoi për anulimin e fondeve të siguruara nga buxheti i mbrojtjes për projektet e murit në kufirin me Meksikën ndërtimi i të cilit ka filluar në periudhën e presidentit të mëparshëm Donald Trump.

Me vendimin e Bidenit tashmë asnjë fond (vlerë monetare) nuk do të përdoret në ndërtimin e murit kufitar. Departamenti i Mbrojtjes që nga sot do të anulojë të gjitha projektet e murit ku përdoren fonde të drejtuara”, tha zyrtari duke bërë të ditur se një pjesë e fondeve në fjalë do të përdoren në parandalimin e dëmeve të mjedisit që ka shkaktuar muri.

Ndërprerja e fondeve federale të siguruara për murin e ndërtuar në kufirin me Meksikën ka qenë një prej dekreteve të presidenti amerikan Joe Biden që nënshkroi kur erdhi në detyrë më 20 janar 2021.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu