Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Bide, ka bërë rikthim spektakular në rezultatin e votave në njërin prej shteteve më të rëndësishme – Michigan, duke e “shkrirë” epërsinë e rivalit Donald Trump, që më herët ishte rreth 200 mijë vota, e duke kaluar vetë në epërsi.
Nga rreth 200 mijë vota sa ishte dallimi në epërsi të Trumpit ndaj Bidenit pak orë më parë, kjo epërsi e kandidatit republikan u zhduk dhe rezultati më i ri tregon për epërsi të Bidenit me rreth 10 mijë vota, sipas të dhënave të telvizionit Fox Neës.
Duhet theksuar se Michigani i ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe mund të luajë rol të madh në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.
Rezultati i ngushtë është nxjerrë nga 94 për qind e votave, ndërsa 6 për qind nuk janë numëruar ende.