Biden i dërgon letër Presidentit Erdogan për samitin e klimës dhe epideminë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ftoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan në Samitin e Liderëve për Klimën, që do të zhvillohet në 22-23 prill.

Ftesa u bë me anë të një letre që Biden i dërgoi Erdoganit. Në letër Presidenti amerikan, në lidhje me ndikimin nga epidemia e koronavirusit (Covid-19) shprehet se ndan dhimbjen me nënshtetasit turq, familjet e tyre dhe tërë popullin.

Ndërkaq në një deklaratë të bërë nga administrata e Joe Biden në lidhje me Samitin e Klimës së Liderëve që do të mbahet në internet, bëhet e ditur se Presidenti, krahas homologut Erdogan, u dërgoi ftesë edhe udhëheqësve të 40 vendeve, përfshi homologun e tij rus Putin dhe homologu të tij kinez Xi Cinping.

Samiti “do të nënvizojë urgjencën dhe përfitimet ekonomike të veprimit më të fortë ndaj ndryshimit klimaterik. Administrata e Biden po e formulon mbledhjen si një hap kryesor para Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës në Glasgow, Skoci” shkruhet në deklaratë.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në 2017, duke argumentuar se vendosi shumë kufizime në atë që bizneset amerikane mund të bënin, megjithatë ajo doli zyrtarisht nga marrëveshja vetëm në nëntor 2019. Kurse administrata Biden, e cila erdhi në pushtet në muajin janar, Uashingtoni u përfshi përsëri në marrëveshje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu