Biden lavdëron CIA-në për zbulimin e planeve të Putinit rreth pushtimit të Ukrainës

Presidenti amerikan, Joe Biden falënderoi të premten stafin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për paralajmërimin e botës rreth planeve të presidentit rus, Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën dhe përshëndeti atë që ai e quajti “trimërinë e qetë” të spiunëve të Amerikës.

Duke shënuar 75-vjetorin e CIA-s, Biden tha se ka lidhje tash e 52 vite me këtë shërbim, ku kujtoi kohën si senator i ri ishte pjesë e komitetit të krijuar në vitin 1975 për të hetuar eksperimentet e kontrollit të mendjes dhe abuzimet e tjera nga agjencia, raporton reuters.

Inteligjenca e mbledhur nga CIA kishte ekspozuar planet e Putinit dhe e lejoi Uashingtonin të paralajmëronte vendet e tjera për luftën, tha ai.

“Ishte falë punës së pabesueshme të profesionistëve tanë të inteligjencës që ne ishim në gjendje të paralajmëronim botën se çfarë po planifikonte Vladimir Putin në Ukrainë”, tha ai. “Ekspozimi i lojërave të Putinit hapi një vrimë gjigante në pretendimin dhe diskreditoi gënjeshtrat e tij për atë që ne po bënim në Ukrainë”.

Para pushtimit të Rusisë më 24 shkurt. Ndërsa Rusia grumbulloi më shumë se 100 mijë trupa në kufirin ukrainas, Putin akuzoi vazhdimisht Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore për krijimin e qëllimshëm të një skenari për të joshur Moskën në luftë.

Fjalimi i Bidenit ishte një kontrast i fortë me atë të ish-presidentit, Donald Trump, i cili mbajti fjalimin e parë si president në selinë e CIA-s, ku kritikoi mediat e lajmeve dhe kundërshtarët politikë përpara “murit të yjeve” që përkujtonte dhjetëra agjentë të CIA-s, të cilët vdiqën në krye të detyrës.

Ndryshe, Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special” ndërsa po vazhdon me sulme në Ukrainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu